Zgjodha njerine
Kur isha vajz' e re
gjithmone enderroja
per djalin tim
sesi do t'ishte,
E doja t'ishte
nje djal' i qeshur
dhe syt' bojeqielli
t'i kishte.
E doja djalin
te ish i bukur,
me floke te zeza
djalin e doja,
Sa shum' portrete
perbrenda fshihja
dhe sa te tjera
une ndertoja.
Erdhi nje dite
dhe djalin e zgjodha...:
cudi vertet sa cudi!
Dhe s'kish as emrin
qe une e doja,
dhe s'kishte flokun e zi.
Dhe s'kish as emrin
qe une e doja,
dhe s'kishte flokun e zi.
(refreni)
Tani me vjen te qesh
me veten time
kur sjell nder mendje
endrrat, rinine.
Harrova floket,
syte edhe emrin
e mbi te gjitha
zgjodha njerine!