Tirana-Online Deutschland

Çfarë të vizitoni në Tiranë


Muzeu Kombetar ne Tirane
Muzeu Historik Kombëtar
Ndodhet ne Qender te Tiranes dhe është ndertuar në Tiranë më 28 Tetor 1981. Punimet per ndertimin e tij filluan ne vitin 1980. Muzeu kombetar është muzeu më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit.
Afresku në ballë të tij titullohet « Shqipëria » dhe eshte nje nga kryeveprat e krijuara ne periudhen e komunizmit. Mbas viteve 1990 ky afresk/mozaik u restaurua per te hequr yllin ne flamurin shqiptar.

Muzeu Historik Kombëtar ka në fondin e tij 3600 objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare, pjesa më interesante e të cilave u përkasin periudhave që nga Paleolititi deri në Antikitetin e vonë (shek. IV e.s); këto janë ekspozuar brenda Pavionit të Arkelogjisë, që numëron në vetvete mbi 400 objekte.
Nje pjese e mire e muzeut tregon kohen e diktatures komuniste dhe eshte restauruar me dokumente dhe fakte per te perndjekurit politike. Dicka teper interesante qe ja vlen te vizitohet. Fatkeqesisht nuk kam pare ndonje ciceron ne muze qe te jape shpjegime.

Adress: Sheshi Skenderbej
Tel.: +355 4 223446
Oraret:   Marte-Shtune: 09-13:00 / 17:00-19:00
E djele: 09-13:00 / 17:00-19:00
Te Henen pushim.

Çmimet: 500 leke. Te huajt: 300 leke

Teatri i Operas dhe Baletit
Teatri i Operas dhe Baletit
Ne viti 1966 perfundoi ndertimi i pallatit te kultures, ku vendosen edhe Teatri i Operas dhe Baletit si dhe bibliota kombetare. Pallati u ndertua mbi ish-pazarin e vjeter ne kohen e lidhjeve shqiptaro-Ruse. Fillimi i punimeve per pallatin ne vitin 1959 e ka inagurua personalisht me venien e tulles se pare Nikita Sergejevic Hrushovi.
Evenimentet Muzikore apo baletet jane ende pjese e teatrit te operas dhe baletit.

Adress: Sheshi Skenderbej
Tel.: +355 4 227471 /    +355 4 224753


Xhamia Ethem Bej
Xhamia e Et`hem Beut dhe Kulla e Sahatit
Xhamia e Et`hem Beut ka filluar te ndertohet ne vitin 1794 nga Mulla Beu. Ndertimi i saj zgjati 27 vjet deri ne vitin 1821 dhe u perfundua nga djali i Mulla Beut, Et´hem Beu.
Ambientet e brendshme te Xhamise perbehen nga Salla e Lutjeve, e cila eshte e mbuluar me kupole, Portiku dhe Minarja. Ndriçimi i brendshem behet nepermjet 5 dritareve ne secilen faqe, te vendosura ne tre radhe. Portiku qarkohet me 14 Harqe vendosur mbi 15 kolona bhe copeshe prej guri, mbi te ciat jane kapitelet e zbukuruara me motive bimore. Arkado mbaroi se pikturuari ne vitin 1823. Per vlerat qe ka, Xhamia nuk u prish gjate kohes se komunizmit dhe u shpall Monument Kulture nen mbrojtjen e Shtetit.

Kulla e Sahatit u perfundua ne vitin 1830 me ndihmen e familjeve te pasura te Tiranes, rreth 8 vjet pas fillimit te ndertimit te saj nga Haxhi Et`hem Beu. Montimi i Sahatit u be nga Familja Tufina, Familje e njohur ne Tirane me tradite orendreqesish. Nje sahat modern u ble ne vitin 1928 ne Gjermani nga shteti shqiptar dhe kulla u ngrit ne lartesine 35 m. Sahati u demtua gjate luftes se dyte boterore por u rivu perseri ne pune ne korrik te vitit 1946.
Fatkeqesisht Sahati eshte perseri i prishur (Gusht 2007) dhe nuk dihet nese dikush ndjehet pergjegjes per riparimin e tij. Adress: Sheshi Skenderbej



Katedralja e Shen Palit
Katedralja e Shën Palit
Katedralja u ndertua ne fund te vitit 2001 dhe eshte nder me te rejat Katedrale dhe me e madhja ne Tirane. Emri i saj kujton Apostulin Pal si ungjillizuesin e pare te trojeve shqiptare, ne vitin 52 pas Krishtit. Ne nje leter drejtuar romakeve, Shen Pali deklaron se ".. ka çuar fjalen e shenjte deri ne Iliri." Ne brendesi te Katedrales ndodhet monumenti i Nene Terezes dhe i Gjon Palit te dyte.

Orari: 08:30 - 12:30, 17:00 - 19:00 (Ne dimer 16:00 - 19:00).
Adress: Bulevardi Zhan D`ark
Tel.: +355 4 234655 /    +355 4 232082


Piramida- Qendra Nderkombetare e Kultures
Piramida- Qendra Nderkombetare e Kultures dhe Kembana e Paqes
Ish-muzeu "Enver Hoxha" u perurua ne vitin 1988. E quajtur ndryshe "Piramida" gjate levizjes studentore te Dhjetorit 1990, per shkak te formes se saj arkitektonike. Muzeu u projektua nga nja grup arkitetktesh nen drejtimin e vajzes se Enver Hoxhes, Pranvera Hoxha dhe Klement Kolanecit.
Sot tek Piramida zhvillohen shume panaire kombetare apo nderkombetare dhe eshte adresa e televizionit privat "Top-Channel".
Kembana e Paqes eshte ndertuar nga femijet e komunitetit katolik te Zadrimes, nen kujdesin e ish-Presidentit te Republikes Rexhep Mejdani dhe ish-ministrit te Kultures Edi Rama. Per ndertimin e saj jane mbledhur gezhoja te shkrira te mbledhura nga trazirat e vitit 1997. Adress: Bulevardi "Deshmoret e Kombit"


Parku i Tiranes, Liqeni artificials

Kompleksi i pishinave te Tiranes
Parku i Tiranes prane Liqenit Artificial
ndodhet ne jug te Tiranes. Parku eshte ndertuar mbi te ashtuquajturin Stani i Grogeve, nje hapesire e gjelberuar ku kullosnin dikur kafshet e familjeve Tiranese. Ne brendesi te parkut ndodhet edhe memoriali i 45 ushtareve britanike te rene gjate Luftes se dyte boterore. Parku quhet ndryshe edhe mushkeria e qytetit per shkak te shumellojshmerise se pemeve dhe shkurreve ne brendesi te tij. Ne parkun e madh ndodhet Kopshi Botanik ( Hapur 08:00-14:00, Hyrja 50 leke) dhe Kopshti Zoologjik (Hapur 09:00-18:00, Hyrja 50 leke) si dhe kompleksi i pishinave te Tiranes.
Ne brendesi te parkut te mdh ndodhet edhe nje amfiteater ku zhvillohen aktivitete te ndryshme kulturore, kryesisht gjate periudhes se veres. Varret e Vellezerve Frasheri (Rilindas te shekullit 19) si dhe te Faik Konices ndodhen gjithashtu ne brendesi te parkut te madh. Trupi i Faik Konices u soll ne Shqiperi nga USA ne vitin 1998.

Liqeni artificial eshte i pershtatshem si per peshkim ashtu edhe per not. Liqeni eshte ndertuar ne vitin 1955 me pune vullnetare duke shfrytezuar disa prurje ujore te zones.


Pamje e barit ne Skytower
Kompleksi Taiwan pare nga Skytower
Skytower ose kulla e Vodafonit
ndodhet ne ish bllokun e Tiranes. Bari i vendosur ne pjesen me te larte te Skytower ofron nje panorame te kashtezakonshme te kryeqytetit. Fale nje sistemi te sigurte elektronik qe e rrotullon ne 360 ° platene e barit, do te keni mundesine te shikoni qytetit ne te gjitha kendet e tij si diten ashtu edhe naten. Cmimet jane paksa te ekzagjeruara... 250 leke nje kafe, megjithate ja vlen per shkak te pamjes qe ofron.


Pamje e barit ne Skytower
Pamje nga teleferiku Dajti Express

Mali i Dajtit me Teleferik
Dajti Express ofron mundesine per te vizituar malin e Dajtit prane ish kampit te pushimit te pioniereve. Bileta vajtje ardhje kushton 500 leke. Ne Dajt presin minibuset qe te cojne ne lokalet perreth. Nje vizite tek "Gurra e Perrise" ja vlen per shkak te ambientit si dhe te cmimeve.

Per te pare nje filmim te shkurter nga teleferiku, klikoni me poshte:

This will be replaced by the player.



Qendra  Tregtare Univers
Qendra Tregtare Univers
Qendra Tregtare Univers ndodhet rreth 6 km nga Tirana, ne Autostraden Tirane-Durres. Autobus falas shkojne cdo ore nga Qendra e Tiranes tek QTU dhe anasjelltas. Autobusat nisen nga perballe Muzeut Kombetar.
Ne QTU ndodhen rreth 38 dyqane, hypermarkete, elektroshtepiake, bar restorante, lodra per femije etj. Sherbimi eshte ok, megjithate ende larg standarteve Evropiane. Me Moto si "Malli qe blihet nuk kthehet" dyqanet tek QTU behen shpesh per klientet jo shume atraktiv sidomos kur cilesia le shume per te deshiruar. Ne kompleksin prej 21500 m2 parkimi dhe transporti eshte falas.

Megjithate nje vizite per te krijuar idene se sa zhvillim ka ne Tirane eshte keshilluese!

Adress: Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane Albania
Tel. +355 4 380100
Fax: +355 4 380101
E-Mail: office@manetci.com.al
Website:http://www.qtu-al.com/