Tirana-Online Deutschland

Tirona (West Side Family)

Degjoni kengen/ Hören das Lied Tirona
Shumë zhurmë, shumë shume zhurmë
Sa zhurme, shume shume zhurme
Tirana e Re,
Lapraka, Kombinati,
Ali Demi
Tirona është pikënisje, ku fillon mundësia
Aty ku kam të ardhmen, kam ëndrrat e mia.
Aty ku ngjitur janë xhamia edhe kisha,
Ku ndahet e pajtohet Nano e Berisha.

Aty ku ty të jepet një tjetër mundësi,
Kam shok, kam lagje, kam rrugë, kam shtëpi.

Tirona çfarë është?
Më i madhi paradoks,
Ku robi ble ke gabi me Rolex në dorë.
Ku sllonet sydelfinat në baltë bëjnë paradë,
ku krahas kjoskave të rrënuara
është një super pallat.

Aty ku lana qelbet,
Dyqanet parfum shesin
Ku ndjen kenaqesine, presionin edhe stresin
Ku ka intelektuale po ka dhe katundar
Ku lypsat e te papunet flasin me celulare
Mundesi me 1000 rruge eshte per ne Tirona
Ku bashke me zhgenjimet, realizohen endrrat tona
Ku të gjithë ne themi: Tirona zemra jonë,
Ti për ne, ti për ne, Je gjithmone kampion.
Kur te hyni në Kombinat, jeni në qytetin tonë
Një tabelë, shyqyr, thotë: "Mirëserdhët në Tiron".

Tirona, në zemrat tona, me jete e me sllona
E çmendur, sido të jesh, ti je e jona.
Tirona, ke ëndrrat tona, jeton orët e vona,
E djegur, sido të jesh, ti je e jona.
Zhurmë zhurme, shumë zhurmë sa zhurmë.
Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë.

Kjo është Tirona jonë, Tirona e kontradiktës,
E luftës e paqes, E errësirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës, Shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit, E ahengut dhe biznesit.

Aty ku Kryetari bërtet me megafon.
Gjithçka mund të ndodhi, jetojmë në Tironë.

Ku njerzia bëjnë plazh aty ku thahet liqeni
Ku provinciali thotë: "Jom pri 'Ali Demi'".
Aty ku truk perdorin jo vetem grate po dhe pallatet
ku Mjaft!, thotë rinia. "Po Boll mo se na plasët".

Kafe, muhabet, si turqit e lashtë,
Në kumbllat e kuqe, moda bën sfilatë.
Se ska vetem afsh, por ka dhe ashash,
qarkullim parash, emancipim grash,
Shoping ke rruga e "Durrsit"
O burra nga Blloku, Atu ku gju për seks,
thithet dhe smogu.
Ku qentë dhe kazanet rreth ministrive I gjen,
atje ku ka dhe mbret, ka dhe president.

Të gjitha do t'i gjeni në qytetin tonë,
Ku një tabelë e shtremët thotë:
"Mirëserdhët në Tiranë".

Refreni
Tirona, në zemrat tona, me jete e me sllona
E çmendur, sido të jesh, ti je e jona.
Tirona, ke ëndrrat tona Jeton orët e vona,
E djegur, sido të jesh, Ti je e jona.
Zhurme, shume zhurme