Tirana-Online Deutschland

Sa kam pritur te jemi prap te dy (Ardit Gjebrea)


Sa kam pritur te jemi prap te dy
dhe liqeni dhe pemet jane aty
vetem s'jemi ata qe jemi dhe s'themi ato qe themi
dhe kujtojme tekstin e vjeter ndersa shkruhet kenga tjeter

Edhe prap ja ku jemi ne te dy
njeri tjetrin se shohim me ne sy
sa veshtire te bisedojme
se nuk dime ku ta fillojme
dhe kam frike te te afrohem cudi

E ndoshta pemet liqeni dhe bari
do te donin qe te flisnim perseri
edhe pse fjala vertet eshte e cmuar si argjendi
por heshtja eshte flori

E ndoshta pemet liqeni dhe bari
do te donin te te puthja perseri
po kush nga ne do te guxonte kush nga ne do guxonte i pari
une per vete kam frike
me ndihmo edhe ti
me ndihmo edhe ti

Ja dhe pemet kur rrinim ne te dy
edhe emrat qe gdhendem jane aty
aty ka mbetur qielli dhe era edhe dielli
dhe asgje nuk ka ndryshuar vetem ne kemi munguar

eshte aty ku ne mbollem nje gezim
eshte aty ku na ndahu nje trishtim
jane puthjet perqafimet, jane zenkat dhe gabimet
jane aty ashtu sic ishin sa cudi.