Tirana-Online Deutschland

Reportazh mbi një udhëtim në Tiranë, Gusht 2006,
Pjesa1/3

Aeroporti i Rinasit
Aeroporti i Rinasit, vetem dy sportele
jane te hapura
Linja Germanwings me mundesoi me ne fund nje udhetim ne Shqiperi per vetem 165 EUR vajtje-ardhje mbas nje bojkotimi prej 3 vjetesh qe i pata bere linjave te shtrenjta ajrore si Albania Airlines (382 EUR) apo Malev. Abonimi ne newsletter te Germanwings... dhe surpriza ne prill te vitit 2006: "Germanwings fluturon ne Tirane duke filluar nga Qershori 2006"
Nuk u besoja syve! Kete radhe gjithcka ishte e lehte per mua, pasi pata rezervuar edhe me pare tek Germanwings. Udhetimin e planifikova ne Gusht, vetem per nje jave... shpresoja disi te zbuloja ndryshimet qe jane bere ne Tirane 3 vitet e fundit. Gushti erdhi dhe fotoaparati digital ishte gati..:).
Germanwings eshte shume me strikt persa i perket peshes se bagazhit ne krahasim me Albania Airlines. Dy çanta krahu nuk lejohen ndersa bagazhi maximum 23 kg.
Rinasi eshte bere me i madh, pista e uljes eshte mjaft e gjate. Avioni do rreth 10-15 minuta deri sa te arrije ne stacionin perfundimtar. Autobusi te sjell ne terminal ku ne ate ore te vone te nates (01:00 e mengjesit) shume jane te lodhur dhe vetem 2 sportele jane te hapur. Te mendosh se ne avion jane rreth 100 persona dhe perpara teje ke te pakten 30 veta... gjithcka mund te zgjase shume.
Nje foto me aparatin digital sjell ne levizje burokratet e Rinasit. Mbas 3 minutash hapet nje sportel i trete dhe me vone madje edhe nje i katert. Kontrolli i pasaportave eshte me i shpejte dhe ne pak minuta presim per valixhet qe ende nuk kane dale ne rripin transportues prej rreth 15 m qe eshte ne Rinas.
Per fat nuk na u desh te paguanim asnje lloj takse (me pashaporta shqiptare) ose shqiptare me pashaporte te huaj, ndersa personat jo shqiptare me pashaporte te huaj duhej te paguanin nje takse prej 10 EUR.
Shofera taksie jane te gatshem te ofrojne sherbimin e tyre, por per fat ai nuk na nevojitet.
Rripi transportues i valixheve ne Rinas
Rripi transportues i valixheve ne Rinas
Na bie ne sy rruga e prishur qe te sjell ne aeroportin e Rinasit ku gropat arrijne tek-tuk madje thellesine prej rreth 15-20 cm. Mbas nje jave edhe keto gropa do te rregulloheshin. Vajtja eshte e qete pasi eshte mesi i nates dhe nuk para ka trafik. Pershtypje te ben qe edhe pse ora 3 e mengjesit, ne kafenete e Tiranes ka ende klienta.
Zogu i Zi eshte rrafshuar por eshte ende nje kaos, pasi rruga nuk eshte perfunduar. Mjaft pallate te reja shumekateshe te bejne pershtypje pasi jane bosh dhe ne to qendrojne tabela diletante si "shiten apartamente, cel 069xxxx." Kam pershtypjen se pasuaria e patundshme ne Shqiperi shiten ne menyre teper primitive. Nuk kam pare reklama ne Internet per keto shtepi dhe veshtire te zbulosh nese ofertat jane serioze. Per me teper, mjaft pallate jane te pahipotekuara. Leja e ndertimit eshte pothuajse gjithmone per 2 kate me pak sesa ndertohet pallati me vone.
Tirana te dielen
Tirana, e diel, 6 Gusht 2006
Mbas mberritjes, mundohem te flej te pakten disa ore deri ne mengjes. Ne oren 6 te mengjesit me del gjumi nga lehjet e qenve dhe zhurma e ujit qe bie mbi nje cati teneqeje.
Ngrihem me emocionet qe ka cdo njeri pasi viziton vendlindjen mbas 3 vjetesh. Mezi pres te dal neper rruget e Tiranes. Nuk dua te marr autobusin.. ne kembe shoh shume me teper. Koha eshte e mrekulluashme, dielli nuk eshte shume i forte. Lana e pastruar, pallatet te "ngjyrosura", rruget e pastruara. Dua te shkoj te "Taiwani", tek "Vodafoni", tek Blloku, tek QTU...

Tirana te dielen
Tirana, e diel, 6 Gusht 2006
Me kot u mundova te gjeja tabelen "Taiwani"... Tabela "Kazino Tirana" me terhoqi per te kaluar dreken e pare ne Tirane. Ushqimi ishte i shijshem, jo shume i shtrenjte per cmimet e evropes por i shtrenjte per Tiranen. Rizoto me fruta deti.. 800 leke te reja (rreth 7 EUR). Birre 0.33 l per 1,30 EUR.
Ne kembe shkova deri te stacioni i trenit... bankat ishin te gjitha te mbyllura pasi ishte dite e diel. Dita iku shpejt dhe nga mbasditja nuk kishte me cfare te shihja, pasi nuk kishte shume levizje.
Piramida eshte bosh, nuk ka aktivitete ne vere pasi te gjithe jane me pushime.

Diten tjeter ishte shume me ndryshe, dyqanet ishin hapur dhe Tirana ishte shume me e gjalleruar. Transport falas ofrohet me autobusa qe nisen para muzeut kombetar per ne "Qendren Tregtare Univers". Qendra nuk eshte shume e madhe, megjithate ekzistojne mjaft dyqane qe nga te shtrenjtet deri tek mesataret. Euromax ofron gjithcka...

Me ben pershtypje numri i madh i Agjencive Turistike si dhe i filialeve te bankave. Agjencite bejne reklama me çmime te biletave pa taksa dhe nje rrugeshe.
Bileta qe reklamohet per 19 EUR kushton ne te vertete 110 EUR.

Home   to be continued...