Kushtet për udhëtim
Informacione të përgjithshme për Shqipërinë
Procedurat e vizave dhe rregullat doganore për të hyrë në Shqipëri
Për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nevojitet një pashaportë e vlefshme ose kartë identiteti. Bazuar në V.K.M. Nr 439 datë 04.03.2000 (të ndryshuar me vendime të tjerë), aplikohen rregullat e mëposhtme për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë:
- Hyjnë pa vizë - duke paguar taksën e hyrjes (10 Euro), shtetasit (kur udhëtojnë me pashaportë të thjeshtë) e ketyre vendeve:
Vëndet e Komunitetit Europian, Britania e Madhe, Bullgaria, Japonia, Kanada, Korea e Jugut, Kroacia, Litenshtejni, Malajzia, Norvegjia, Rumania, San Marino, SHBA-ja, Singapori, Turqia, Zelanda e Re, Australia, Zvicra, Andora, Argjentina,Principata e Monakos, Shteti i Vatikanit, Republika Ceke,Polonia.
- Hyjnë pa vizë - me karta identiteti, duke paguar taksën e hyrjes(10 Euro), shtetasit e ketyre vendeve:
Vëndet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia, San Marino, Zvicra, Australia, Kanada-ja, SHBA-ja, Zelanda e Re.
- Marrin vizë në cdo pikë të kalimit kufitar të Republikës se Shqipërisë - duke paguar taksën e vizes, shtetasit e ketyre vendeve:
Maqedonia (10 Euro ne kufi, 5 Euro ne Ambasade), Mali i Zi (free), Izraeli (30 Euro).
- Marrin në kufi vizë të shkurtër kolektive 72 ore - duke paguar taksën e vizes, vizitoret e organizuar ne grupe turistike nëpërmjet agjensive turistike, të cilët më parë kanë mbërritur për qëllime vizite në vëndet e rajonit ne kufi tokësor me Shqipërinë, te cilet jane shtetas te ketyre vendeve:
Bahreini, Bolivia, Brazili, Brunei, Ekuadori, Hong Kongu, Hondurasi, Guatemala, Kili, Kosta Rika , Meksika, Moldavia, Nikaragua, Panamaja, Paraguaj, Peruja, Rusia, Salvadori, Tailanda, Taivani, Ukraina, Uruguai, Venezuela , Xhamaika.
- Shtetasit e vëndeve të tjera për të hyrë në Republikën e Shqipërisë - duhet të aplikojnë për vizë pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore të Republikës së Shqipërisë në vëndet e huaja. Per informacione të më tejshme konsultoni faqen e internetit të Ministrisë Punëve të Jashme të Republikës së Shqipërisë.
- Shtetasit e huaj të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërise , ku janë të organizuar në grupe turistike nëpërmjet agjencive turistike nuk paguajnë taksë hyrje për periudhën 1 maj -1 nëntor. Këto vende janë : Australia, Austria, Belgjike, U.K. Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Hungaria, Iralnda, Islanda, Italia, Japonia, Kanadaja, Korea, Letonia, Lituania, Litenshtejni, Luksemburgu, Malajzia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Rumania, San Marino, SH.B.A., Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia, Zelanda e Re, Zvicra, Malta, Maqedonia, Mali i Zi, Andorra, Argjentina, Monako , Vatikani dhe Singapori.
- Shtetasit e huaj me kombësi shqiptare , hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërise gjatë periudhës 1 Qershor deri në 30 Shtator , duke i paraqitur policise kufitare çdo dokument të vlefshëm udhëtimi
Shtetasve gjermanë u nevojitet një pashaportë e vlefshme udhëtimi, dhe nuk kanë nevojë për vizë për nje qëndrim deri në 1 muaj. Pashaporta e fëmijëve njihet zyrtarisht. Për të evituar dokumenta shtesë që mund të kërkohen në pika të ndryshme kufitare, sugjerohet qe edhe për fëmijët nën 10 vjeç te paraqitet një dokument me foto. Për shtetasit Shqiptarë (edhe kur këto të fundit kanë pashaportë te huaj), nuk kërkohet asnjë tarifë. Shtetasit e huaj paguajnë në Rinas një tarifë udhëtimi prej 10,00 EUR. Për udhëtarët me makinë, kërkohët një tarifë prej 1,00 EUR/ditë për makinën. Sugjerohet që pagesa të bëhet direkt për te gjithë kohën e qëndrimit.
Tarifat Doganore:
Ashtu si në shumicën e vendeve edhe në Shqipëri sipas rregullave të Kodit Doganor, janë të ndaluar të hyjnë në territorin e vendit armë zjarri, municione, lëndë narkotike, drogë si dhe lëndë e mjete të tjera që kanë të bëjnë me krijimin e rrezikshmërisë publike.
Rregulla të posaçme ka për ndalimin e nxjerrjes nga Shqipëria të metaleve të çmuara, monedhave antike, hartave të vjetra, antikuareve të caktuara, librave dhe punimeve artistike, të cilat përbëjnë pjesë të trashëgimisë kulturore e historike.
Në rast të sjelljes së një shume të madhe "të hollash të thata", sugjerohet regjistrimi/njoftimi pranë doganës.
Infrastruktura
Gjëndja e infrastrukturës në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Rrugët janë shpesh në gjëndje të mjerueshme, ndaj edhe për rrugë të shkurtra duhet llogaritur kohë e gjatë udhëtimi. Rrugë të vogla janë shpesh të kalueshme vetëm me "Fuoristrada".
Ofiçinat për makinat e zakonshme jane më së shumti përgjatë rrugës Tiranë-Durrës. Problematike janë më shumë defektet elektronike. Tabelat rrugore mungojnë shpesh dhe ekziston jo rrallë rreziku i humjes së rrugës. Mbas shirave të shumta, shumë rrugë bëhen të pakalueshme për ditë të tëra. Ne dimër pas shkrirjes së borës në veri dhe lindje të Shqipërisë, rrugët bëhen të pakalueshme edhe për javë të tëra.
Sugjerohet që në zonat e thella të mos shkohet pa një makinë tjetër shoqëruese. Shpesh për shkak të makinave që nuk kanë drita apo për shkak të rrugëve me gropa, këshillohet që të mos udhëtohet natën.
Kualiteti i benzinës është shpesh problematik, i përzier me ujë apo me pislliqe. Këshillohet që makina te mbushet në karburantet brenda qyteteve të mëdhaja. Naftë mund të blihet kudo pasi 80% e makinave në Shqipëri janë me naftë.
Personat me patentë të vjetër gjermane sugjerohet të marrin një patentë ndërkombëtare.
©Tirana-Online Deutschland
(përkthyer nga websiti i ministrisë së punëve të jashtme
Gjermane dhe
Turizmi Shqiptar)