|
Patkoi |
Kush e vodhi molekulen? (albstudent2000) Kangjellat (OT2K) Grimca (Zotnia 421) WC-ja e pyllit (Albstudent) Era e gjakut Ne porten e parajses (Gtheka) Grimca Plaku dhe derri (Robens) Gjuetari (E.Jegeni) Breket dhe rrushi (Gentian Mucaj) Lypesi*** Ushtari, Oficeri dhe vajza*** Ne Parajse*** Qe nga koha e pordhes ***(Albo) Polici ne sherbim*** (eva dhe ervini) Ndeshja e boksit Elegji Cajupane (new) Humor nga Forumi Shqiptar |
Leter zemre (Nga Ardian Elezi)
Jom tu nejt ke mullar't e Kurtit t'Zymes tem. Jom tu dredh i cinare dahon. Tina dro je tu bo koqen e gjumit ene s'je hiç n'hall per mu t'shkretin qi jom tu mshi lotet me monget e xhymlekut. Tina s'ke as dinë, as imonë, qi i gjeç pri dushmonit ishallah!
Una t'çova per shkesë Lemen e Cufit ene tina i kishe thone asajta per mu qi u' qekshem plak. E ku qekshëm plak u' mri lavire! U' hala s'i kom mush pesdhet vjeç! Kur hy hona Mevludit i mush. Kshu ka thone ene Laja Bonit, qi ka pjellë per i here me ijen teme.
Tina i kishe thone asajta per mu qi Xhemoli s'ka i derhem shkolle. Una kom bo dy sene mejtep e i gjys' medresje per i here me Cufin e Hekës, mi!
U' e di taljonçen flur. E kom msu kur kon' ardhe 'taljont ke kanoqet e mija. Po nuk zune bese, m'nigjo si kom per t'fol:
Per il tuo amore io sono tutto hazër me bo i duel me i asllon t'eger, me e kap per la qafa e me e perplas si qen per la terra. Ah, mio cuore, se m'u kon kput komçat e xhymlekut e non c'e njeri me m'i njit. La mia shpina e tutto zhul e non c'e njeri me ma fërku. Le lëvere m'i ka la vllai qi mi dice perhere: 'Perche non martohesh, signor Xhemole? Martohu me signora Kumrijen! Ajo ka molto kulture, parla taljonçe flur.
Tirone, me 13 Kallnur 1935"Skeda fituese
Një grua shkon në shtëpi plot varëse, byzylykë dhe unaza floriri:
- Mos u çudit! - i thotë të shoqit. Fitova në një llotari sportive.
Pas një jave, ajo shkon në shtëpi me një peliçe shumë të shtrenjtë veshur.
- Po kjo?- e paet i shoqi.
- Prap fituese e skedinës unë. Fitova dhe lloton e dytë, po e di ç'ke ti?, çohu e më bëj gati vasken, se do të lahem.
- Jo! - bërtiti i shoqi. -Mos do që të lagësh skedën fituese?!
Vonesa (nga Evis Mecolli)
Ishte njëhere një burrë që punonte ne nje kantier, mirepo cdo dite shkonte me vonese ne pune. Drejtori e shikon qe ky vjen perdite me
vonese dhe vendos t'ja thote.
- Kam marre vesh qe perdite vjen me vonese ne pune. Po erdhe edhe njehere me
vonese, do te te pushoj.
- Mire shef i thote ky,- por prape te nesermen vjen me vonese. Drejtori i del perpara edhe i thote:
- Ik ne shtepi je i pushuar,
- Po aman o shef, te lutem se kam femije, kam grua, me se do t'i ushqej?
- S'ka c'me duhet, i thote ike.
Pas shume lutjesh nga ai, drejtori e pranon perseri ne pune, por me nje kusht qe ti tregonte perse vonoheshe kur vinte ne pune... dhe ai nisi t'ja tregoje:
- Po ja, i tha - krevati ku fle une me gruan eshte ngjitur me murin.
- Po,- i thote drejtori shume mire
- Edhe une fle nga ana e murit,
- Po shume mire, - i thote drejtori
- Po qe te ngrihem ne mengjes, vazhdon ai, duhet te zgjoj gruan...
- Po ti mos e zgjo,- i thote drejtori, kapercehe!
- Po aty vonohem une o shoku drejtor....
CIFTI ( Klodian Serani)
Ishte njeher nje çift. Burri ishte bisnesmen dhe gruaja punonte te nje lokal
qe e kishin ngritur vete. Nje dite aty vjen nje burre dhe i thot pronares:
- moj a ke ashtu si gjith grat e tjeta ti apo jo?
ajo e turperuar nuk ju pergjigj per t'ju shmangur dhe sherrit, por personi çdo dit te njejten gje po me ate
pyetje. Dhe gruaja qe punonte te lokali nuk e duroi me dhe i thot te shoqit keshtu,keshtu.
- Mos u merzit, i thot i shoqi ja tregoj une atij, une do rri poshte
banakut dhe kur te vije ai dhe te beje pyetjen "kam" i thuaj dhe ashtu ja
ben.Si çdo dite burri tjeter vjen aty dhe pasi mori ca kish per te marre i
thot pronares se lokalit:
-Moj ke ashtu si gjithe grate e tjera ti apo jo? ,dhe
pronarja e merzitur prej kohesh me te njejtin person i thot me te madhe
-PO.
-PO CA KA AI BURRI YT QE MBETI PERDIT MBAS GRUAS TIME MOJ??.
Deshira e vogelushit ( K. Serani)
Kohet e fundit si shume doktora popullore qe kane dale, na doli dhe nje djale i
rrezikshem qe çdo gje qe thoshte i behej realitet. Te gjith te familjes
ishin te gezuar sepse i beri shume te pasur dhe nje dite ishin mbledhur te
gjithe te afermit hallo,teze,daja dhe po kenaqeshin nga çudirat e çunit.
Babai i tij i nevrikosur nga zhurma e madhe e godet çunin e vogel me shpulle dhe
çuni me nje te bertitur te madhe tha:
- te vdese babai...,- te gjithe shtangen
vetem kur u degjua nje klithme te komshija (i kishte vdekur burri).
Kesulekuqja
Ishte kesulkuqja nje dite dhe po ecte ne pyll, nderkohe shef ujkun qe kercente nga nje ferre ne tjetren. Ajo behet kurioze dhe shkon prane ujkut dhe e pyet:
-O ujk pse i ke syte kaq te medha ??
-Po qe te shof me mire ty o kesulkuqe , dhe nderkohe ujku kercen ne nje ferre tjeter. Kesulkuqja e ndjek perseri dhe e pyet :
-O ujk po veshet pse i ke kaq te medha ?. - Ujku i pergjigjet :
-Po qe te degjoj me mire ty o kesulkuqe ", dhe nderkohe kercen tek nje ferre tjeter. Kesulkuqja nga kurioziteti e ndjek perseri nga mbrapa ujkun tek ferra tjeter dhe i thote:
-O ujk pse i ke dhembet kaq te medhaja ??", dhe ujku i pergjigjet
-"O kesulkuqe a do na lesh te dhjesim rehat apo jo ??"
Ferrari dhe Vespa
Ishte njoni dhe kishte blere nje Ferrari te ri dhe po ecte ne autostraden Tirane-Durres. Nderkohe del njeri me vespa dhe e parakalon me shpejtesi Ferrarin. Me poshte takohen prape Ferrari me Vespen dhe te dy ishin duke i dhene me shpejtesi, ky me vespa e pyet kete me Ferrari -:" A i ke dhene ndonjehere Vespes ti?", ai me ferrari e shef duke qeshur dhe si kthen pergjigje dhe e parakalon. Perseri ky me vespa e arrin kete me ferrari dhe i thote -:"Ho mer ti a i ke dhene ndonjehere vespes apo jo?". Shoferi i ferrarit e shef duke qeshur dhe si kthen pergjigje perseri. Kur po kthehej shoferi ferrarit nga durresi, shikon kete me vespa qe kishte rene ne nje kanal, dhe ndalon dhe e pyet kete me vespa-" He mo ti qe po me pyesje mua di me i dhene apo jo vespes dhe ke ra vet ne kanal ?". Ky me Vespa i pergjigjet - : "Po mer shkerdhate m*ti prandaj te pyeta dy here se nuk disha ku ishin frenat."
Ne berberhane
Qe e shtune dhe qe mbush berberana plot me njerezqe prisnin me u qeth. Vjen nje xhaje dhe po rrinte nekembe priste rradhen se nuk kish vend me u ul.
Rri pak dhe u kthehet burrave qe kish ne krah:-Me falni pak mua!,- dhe shkon jashte tek dera dha j fut nje pordhe per qejf. Mirepo sa e beri ke dera dhe u fut me vrap brenda se qe dimer e qe ftohte. Sa vjen brenda e gjithe era e keqe ngeli ne dhome. Te gjithe po mbanin hunden me dore.
Rri ky xhaja dhe 5 min dhe thote prape:
-Me falni pak mua!-Ca te falim mer ti, hidhet njeri nga ata qe qene ul atje,-Leshoje ketu dhe ik e rri perjashta.
Kafazi
I njejti xhaje i kish shume qejf pordhet dhe e kish turperu grun e vet kushedi sa here. Kishin hip ne tren njehere dhe po udhetonin ne nje kabine me nje cift te ri. Xhajes i binte dielli dhe kish ardh ne qejf e i thote plakes:
-O plake!
-Po burre si eshte puna!
-A te te leshoj nje pellumb? Dhe e ngre kemben plaku dhe ia fut pordhes per qejf aq sa ai cifti hapi syte. Rri dhe pak plaku dhe i thote prape plakes:
-O plake!
-Po burre!
-A te te leshoj nje pellumb tjeter? Dhe plaku te njejtin avaz, plaka u be flake e kuqe nga turpi po c'te bente. Cifti u be xhind fare.
Rri dhe pak plaku dhe hidhet:
- O plake! A te te leshoj nje pellumb??
E degjon ai cuni i ri dhe i kthehet:
-Xhaje e leshon ti pellumbin prape po ta caj kafazin fare!
Bjondja ne avion (nga Ardian Takaci)
Nje here nje bjonde diku nga nje vend i Europes fiton nje llotari per te shkuar ne New York.
Bjondja kishte nje bilete economy class. Por kur hyn ajo pa qe karriget ne zonen e mbyllur me perde ishin me te medha dhe me te rehatshme se ate te economy class dhe vendos qe te ulet ne nje nga te parat. Duke pare nje gje te tille disa nga stjuardesat me rradhe u perpoqen qe ta largonin bjonden nga ku ishte ulur per ne vendin e saj. Por bjondja nuk pranonte qe nuk pranonte duke thene qe 'Une kam fituar llotarine dhe do te shkoj ne New York'. Me ne fund nje nga stjuardesat shkon ne kabinen e piloteve dhe shpjegon se si e kishte hallin. Njeri nga kapitenet e pyet se si eshte zonja. Me te degjuar qe ishte bjonde i thote:
-Degjo me lini mua te flas me te pasi gruaja ime eshte bjonde dhe une di se se te merrem vesh me te.
Ai shkon atje pershperit dicka ne veshin e bjondes dhe bjondja menjehere shkon ne vendin e saj. Te habitur te gjithe stjuardesat e pyesin se si kapiteni arriti ta bindte bjonden. Ai pergjigj:
-Shume thjesht: 'Kjo pjese e avionit nuk shkon ne New York'.
Qazimi ne Greqi (A.Zilali)
Nje familje greke kishin per te pastruar nje haur dhe na marrin Qazimn ne pune.Diten e dyte duke punuar e therret pronari Qazimin dhe i thote te shkoje per te ndihmuar ne supermarket te shoqen e tij.
Shume mire thote Qazimi gjithe qef.I hipin makines dhe ikin qe te dy.Prit pronari te kthehen ata nuk dukeshin fare. Kaloi nje dite hic,kur diten e dyte vjen e shoqja e pronarit vetem pa Qazimin ne shtepi.Pronari i nevrikosur e pyet:
- Ku ishe moj keto dy dite.-Dhe ajo i thote:
- Lere lere sec me beri ai Qazimi,qe dukej aq i mire.
- çfare te beri moj? i thote i shoqi.
- Me mbajti tre dite duke me perdhunuar ne shtepine e tij.
- Por ti dy dite ke qe te ka marre.- i thote i shoqi.
- Por kam per te shkuar dhe sonte,- hidhet gruaja.
Kush e vodhi molekulen? (albstudent2000)
Ne Shqiperi del ligji qe te gjithe policat duhej te ishin me shkolle te mesme, mirepo nje polic nuk kishte shkolle te mesme, keshtu qe shefi vete edhe i thote ketij te fundit:
- duhet te besh nje shkolle te mesme,- i thote -se ndryshe do te pushojne.
- mire, - i thote ky polici,- do bej si do bej do ta bej te mesmen.
Vazhdon shkollen e mesme polici, mirepo gjithe naten bente sherbimin dhe kur vinte ne shkolle vetem gjume flinte. Nje dite mesuesi i kimise po shpjegonte rreth
shperberjes se molekulave edhe po shpjegonte se 3 molekula kaluan ne Nacl edhe 2 ne sulfir...
- Po dy te tjerat kush i mori?,- pyeti mesuesi me qellim qe nxenesit te gjenin problemin.
Polici e degjon, nxjerr shkopin edhe fillon t'i rrahe nje nga nje te gjithe.
- Nxirrni molekulen, kush e mori molekulen se e vrava! Kot jemi polica ne, mos kapim dot kush i mori dy molekulat?
Profesori i kimise vendos qe t'i thote shefit rreth asaj qe ndodhi:
- Ore po mire o ai polici tend le qe tere diten fle gjume ne klase po dje u ngrit edhe i rrahu te gjithe qe te gjente kush i kishte mare dy molekulat...
- oh lere se i ka vjedhur vete ai qe ben keshtu, - pergjigjet shefi...
Kangjellat (OT2K)
Nje dite, plaku me plaken kishin dale shetitje nga nje vend qe nuk kishin
qene per nje kohe te gjate. Papritur, plaka i thote plakut:
- O plak, a i sheh ato kangjellat aty?"
- Po,- i thote plaku
- A e mban mend se ç'kemi bere ne aty?
- Jo,- ja kthen plaku
.
- Aty, para 50 vjetesh kemi bere dashuri per here te pare,- i pergjigjet
plaka.
- Epo, kohe e gjate e nuk mbaj mend,- ja kthen plaku.
- Mire, mire,- i thote plaka,- po hajt e bejme edhe nje here aty, te
kujtojme kohet e para.
- Jo,- i thote plaku i habitur,- ku na ka lezet, se jemi edhe pleq pale.
- Jo, o,- i thote plaka,- do e bejme se s'ben.
Pa, ç'pa plaku, plaken para e duart te kangjellat e ja fillon punes me
mire se nje 20-vjecar. Kur mbarojne, plaka e pyet:
- O plak, si eshte puna, edhe kur ishe i ri nuk e beje kaq mire si tani.
- Ehhh,- i pergjigjet plaku,- kur isha une i ri nuk kishte korent te
kangjellat.
Grimca Humoristike (Zotnia421)
Ne avion
Zoterinj, komandanti i aeroplanit ju paralajmeron,se avioni po rrezohet, dhe
i lutet zoterinjve pasagjere qe ti mbajne pasaportat me dhembe, duke evituar
kaosin e zakonshem qe ndodh per njohjen e kufomave.
Ato nuk ndizen
Dua te le duhanin, por nuk di si ti t'ja bej.
E ke provuar me karamele?
Po por ato nuk ndizen!...
Djali i vogel
Xhoni erdhi nga shkolla me nje sy te nxire dhe me buze te prera.
Nena bertiti dhe i tha:
-Oh, Xhoni, prape je zene?
-Po nene, une po mbaja nje djale te vogel, qe te mos e rrihte nje i madh.
-Po cili ishte ai djali i vogel?
-Une.
Arma
Roni 9 vjecar u kthye ne shtepi me hunde te pergjakur, me nje sy te nxire dhe
me rroba te grisura. Ishte e qarte se ai ishte zene me dike, dhe kishte humbur.
Ndersa babai po e mjekonte e pyeti se c'kishte ndodhur.
- Eh babi tha ai, ftova lanin ne duel, dhe i lashe atij qe te zgjidhte arme.
- Po ai?
- Ai zgjodhi si arme motren e tij......
Burri
- Im shoq s'me kupton me.
- Ç'fare do ndonje grua tjeter?!
- Jo, jo eshte shurdhuar.
Grimca Humoristike 2
Humbas pensionin
- Do te te jap nje ilaç qe do te te rinoje 20 vjet, megjithese je 65 vjeçar.
- Mos se humbas pensionin...
Dy here me shume
- Tani vjershat e mija i lexojne dy here me shume njerez.
- Urime, nuk e dija qe je martuar...
Aspirinat
U zgjova kete mengjes dhe u ndjeva shume keq, i thote nje tip nje shoku dhe vendosa te vras veten duke marre 1000 aspirina.
- Po pastaj?
- Pasi piva 2 dhe e ndjeva veten me mire.
E shkelqyeshme
- Si t'u duk dreka e dashur?
- E shkelqyeshme, me qe ra fjala, çfare kishim per dreke?
Mamaja
Nje fshatar po kthehej ne shtepi nga pazari, por kishte ndjesine sikur kishte harruar diçka , por nuk po e kujtonte se çfare.
Ndersa po i afrohej shtepise, kjo bindje ju be kaq e forte saqe ai ndali kuajt dy a tre here., krruajti koken i turbulluar dhe perpiqej te rikujtonte çfare kishte harruar, por me kot. Me ne fund arriti ne shtepi, takoi te bijen, e cila duke e pare me çudi thirri: "Baba, ku e le mamin?!"...
Muratori
- Kush jane 21 mjetet e nje muratori?
- 20 shishe birre dhe nje gazete e vjeter.
Fjalekryqi
Brixhida po mbush nje fjalekryq:
- Ç eshte fundi i jetes? Me shtate shkronja!
- Martesa -pergjigjet babai.
Breket dhe rrushi (Gentian Mucaj)
Nje fshatar po shkonte ne qytet per te shitur nje kosh me rrush. Gjate
rruges duke ecur me gomarin e tij ,i bien nga lart nga nje ballkon, nje pale
breke mbi kosh.
Nderkohe i afrohen dy vajza dhe e pyesin:
- O xhaje sa e ke rrushin ?
- Shife ! i tha xhaja
- Hiqi pra breket ta shofim rrushin !!!
Lypesi
Nje lyps i zgjat doren njerit qe po kalonte ne rruge dhe i kerkon 1000 leke.
Ky zoteria e sheh lypsin dhe i thote:
-Nqs. une te jap 1000 leke, ti do shkosh te pish me ato leke?
Lypsi:"Jo, te betohem."
-Po bixhoz do luash me keto leke?
Lypsi:"Jo, te betohem."
-Mire hajde te kalojme nga shtepia ime bashke qe gruaja ime te shohe se cfare u ndodh atyre qe nuk pijne alkohol dhe nuk luajne bixhoz.
Ne parajse (Erold merko)
Njeri sapo kishte shkuar ne parajse dhe ishte para Shen Pjetrit. Shen Pjetri i thote:
-Hmmm, duhet te shikojme se cfare te vendosim per ty. Ti je sjelle mire kur ishe gjalle, por a ke ndonje gje tjeter per te thene qe mund te me influencoje para se te marr vendimin se ku do perfundosh? Dhe ky tjetri i thote:
-Po ja degjo se c'me ndodhi nje here. Duke ngare makinen ne nje lagje te keqe shoh nje vajze te re qe po perdhunohej nga 7 veta. Une ndalova makinen, dola jashte dhe shkova te ndihmoja vajzen. Iu afrova direkt liderit te tyre, ai ishte 2 metra i gjate, tip muskuloz dhe e kishte trupin gjithe tatuazhe dhe "body piercing". Pasi ishim balle per balle une i kapa unazen qe ai kishte ne hunde dhe ia shkula nga hunda me force duke i thene "Ndaloni cfare jeni duke i bere asaj vajze se ndryshe te gjithe i keni punet keq me mua."
Shen Pjetri thote: -Uau, jam shume i impresionuar. Por kur te ka ndodhur kjo ngjarje ty?
-Para 2 minutash...
Qe nga koha e pordhes! (Albo)
Te gjithe e perdorim ne shqip: "Qe nga koha e pordhes" por shume pak e dine historine e vertete se si ka ngelur kjo fjale. Ua fom une:
Nje vashe kishte marre bucelen e saj dhe po shkonte tek burimi qe te mbushte uje. Nje Trim qe po shkonte ne burim po ashtu te freskohej i afrohet ngadale nga pas vashes se bukur. Vasha duke menduar se ishte vetem ia fut nje pordhe tere qejf. (E thone femrat nuk pjerdhin????) Pasi ben dy hapa perpara ajo ndien qe dikush qe pas saj dhe kthen koken me shpejtesi. E shikon Trimin e shtangur dhe i thote:
-Uahhh! Qe kur ke ketu ti?
-Qe nga koha e pordhes! - ia kthen trimi tere nerva!
Polici ne sherbim (nga eva dhe ervini)
Nje dite polici pyeti shefin:
-Ku e kam sherbimin sot?
shefi i thote:
-E shikon ate driten e kuqe atje larg? deri atje e ke sherbimin- i thote shefi.
Niset polici per sherbim. Pas tre kater oresh shefi del per kontroll, policin s'e gjen ne vendin e sherbimit. Mbas dhjete oresh vjen polici me nje fryme tek shefi.
E pyet shefi
- Ku ishe? -polici i pergjigjet:
- Ajo drita e kuqe ishte drite makine, une ndoqa driten e kuqe deri sa mbarova sherbimin.
Ndeshja e Boksit (Nga Adrian Brahasani)
Elefanti dhe prapagalli ishin ne ring per tu ndeshur, po elefanti e kishte per ulje me u ndesh me prapagallin, dhe keshtu filloj ndeshja e pare. Elefanti e kapi pragallin me hunde dhe e perplasi per toke dhe prapagallit i rane puplat ne toke. Ndeshjen e dyte elefanti beri te njejten gje ,po prapagallit kesaj radhee i rane te tera puplat ne toke. Elefanti e pa gjendjen dhe nisi te iki, po prapagalli u acaru dhe filloj te shaje:
- HAAJDE KETUU MOR SHKERDHATE , A TANI SI ZHVESHA PO IK TI ??!! ,..
Elegji cajupiane (vetem per humor)
Elegji cajupiane
Ne c'vend kemi lere Krenare dhe te dh...?
Ne Shqiperi!!!
Ku te hedhin me shume balte, dhe fajdet ti grijne parate?
Ne Shqiperi!!!
Ku jetojme aq te gezuar, xhepat bosh,deren blinduar?
Ne Shqiperi!!!
Ku ka baker,krom dhe ar po s'ka uj'as per tu lar'?
Ne Shqiperi!!!
Ku ka vlere me shume gomari, se shkencetari apo shkrimtari?
Ne Shqiperi!!!
Ku i veshin ne koke corapet dhe kallaci i lan hesapet?
Ne Shqiperi!!!
Ku ka "rend", "paqe", "qetesi" ku ujku per ujkun eshte njeri?
Ne Shqiperi!!!
Ku pelcet, kercet dyfeku, Ku pa djerse fitohet leku,
Ku hedh valle serbi e greku?
Ne Shqiperi!!!
Ku s'punojne hic kombinatet, Ku hajdutet po ngrene pallatet?
Ne Shqiperi!!!
Ku spiuni ben transparentin, Ku vampiret perbejn' Parlamentin?
Ne Shqiperi!!!
Ku t'a vrasin Deputetin, Ku s'e p...Presidentin?
Ne Shqiperi!!!
Ku Qeveria ben Nastradinin, Ku sigurimi t"vjedh persekutimin?
Ne Shqiperi!!!
Ku Qeveria punon me banda, Ku na mban gjalle vec kontrabanda?
Ne Shqiperi!!!
Ku vishet gjithe populli "me trim" i botes
Me tesha t'vdekunish te gjith'Europes?
Ne Shqiperi!!!
Nese juve keni humor, dergojeni ne adresen tone dhe ne do t'ua "publikojme" me emrin tuaj