Gjeografia
TIRANA, Kryeqyteti i Shqipërise shtrihet 110 metra mbi nivelin e detit, në këmbët e Malit të Dajtit (1611m), në një rrafsh i cili përshkohet nga lumi i Tiranës. Tirana ka një sipërfaqe rreth 40 km
2.
Në perëndim midis rrugës Tiranë-Durrës shtrihet Kodra e Gjatë me 491 m lartësi. Ky masiv i vogël mund të kalohet në veri nga Vora ose në Jug nga Qafa e Erzenit. Në lindje rrafshnalta kufizohet nga Masivi i Dajtit (1612 m) dhe nga Mali i Priskës (1365 m). Ndërmjet tyre shtrihet Qafa e Priskës (850 m). Në Jug shtrihet Qafa e Krrabës me 933 m mbi nivelin e detit.

Në veri Tirana kufizohet nga Kruja dhe Mati, në perëndim nga Durrësi, në jug dhe juglindje nga Elbasani dhe në lindje nga Librazhdi.
Më poshtë është një hartë modeste e rrethit të Tiranës me fshatrat e Tiranës.

Harta e qytetit të Tiranës - Map of Tirana City - Karte von Tirana-Stadt
Fshatrat e Tiranës
A Arbanë, Allçaush, Allgjate,
B Babrru, Bathore,Ballze, Baldushk, Bërzhi, Balhaxhijas,Bregu Lumit, Brrari, Burimas, Balshabanaj, Bërzulle, Brrakë, Bulticë, Ballshen, Bulçesh,
Ç Çaush,
D Dorakaj
F Farkë, Fikas
G Greçë, Gurrë
GJ Gjokaj afër Kuçit,
I Ibë
K Kamëz, Kashar, Kus
L Laprake, Linzë, Lugë, Lanabregas, Laknas, Lam i Bacës
M Mamajes, Mangël, Mesqetë, Mëzes, Moknar, Mullet, Mushqeta
N Ndroq
P Paskuqan, Patosh, Petrelë, Prezë, Përcellesh, Pezë e vogël, Pezë e madhe, Pezë-Helmasi, Priskë e vogël, Priskë e madhe
Q Qafë Shëngjergji, Qafëmollë, Qinam
Rr Rromanat,
S Sauk, Selbë, Squrr,
SH Shkozë, Shkallë e Sipërme, Shëngjin i vogël, Shalqinas, Shërmin
T Todoreni, Tujan, Tufinë, Treg
V Vasqarr, Vishaj, Vëskëq, Varosh, Valias, Vorë
Y Yzberishtë
Z Zallherr, Zgafnorë,
Fqinjët e Tiranës
Qyteti i Tiranës kufizohet në veri nga Kodër-Kamëz me lartësi 112 m mbi nivelin e detit; në jug nga Selita me lartësi 303 m mbi nivelin e detit; në perëndim nga Universiteti Bujqësor dhe në lindje nga Kodra e Surelit me lartësi 418 m mbi nivelin e detit.
Liqenet
Në Tiranë ndodhen 4 liqene: Liqeni i Tiranës, Liqeni i Kodër-Kamëz, Liqeni i Farkës dhe Liqeni i Tufinës.
Klima
Në Tiranë mbizotëron klima mesdhetare me temperatura mesatare vjetore rreth 16°C. Në korrik temperatura mesatare është rreth 24 °C dhe në janar rreth 6°C.
Sasia mesatare e rreshjeve është 1,297 mm.
Lumenjtë
Tirana përshkohet nga 2 lumenj kryesorë: Lumi i Lanës (nga Ish Autotraktorët tek Rezervati i Peshkut) me gjatësi 15.3 km dhe Lumi i Tiranës (nga shkalla e Tujanit tek Universiteti Bujqësor) me gjatësi 10.25 km.
Lana është degë e lumit të Tiranës, i cili kalon përmes qytetit të Tiranës. Ai buron në pjesën perëndimore të Qafës së Priskës; është 29 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut është 67 km2, lartësia mesatare është 179 m dhe pjerrësi prej 24 m/km. Në hyrje të Tiranës, Lana rrjedh në një kanal te sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranës në verilindje të Bërxullës nga ku formohet lumi i Ishmit.
Nga disa studime të bëra gjatë viteve 1997-1998 ne ujërat e Ishmit dhe të Tiranës rezulton se ujërat e këtyre lumenjve janë nga më të ndoturat. Mbeturinat urbane janë burimi kryesor i lëndëve ndotëse. Shumë kritike është gjendja në lumin e Lanës.